HIGJENA ORALE
Është unaza e parë që shakton proçesin shkatërrues të dhëmbit që rezulton në formimin e kariesit. Bakteret e pranishme brënda florës së gojës mund të përhapen dhe të bëhen agresivë falë sheqernave që rrjedhin nga mbetjet e ushqimit të inkorporuara midis dhëmbëve.
Mungesa e higjenës lehtëson fermentimin dhe në të njëjtën kohë prodhon substanca që lidhen fort në sipërfaqen e dhëmbit si një lloj mbështjellësi duke krijuar një pllakë bakteriale të tmerrshme.
ZBARDHIMI
Bukuria fillon menjëherë këtu dhe për kodin e ri estetik buzëqeshja duhet të jetë e shëndetshme dhe shumë e bardhë.
Teknikat e zbardhimit të dhëmbëve shërbejnë për të eleminuar zverdhjen e formave të ndryshme për shëmbull ato për shkak të nikotinës, kafeinës, teinës, dhe devitalizimeve të vjetra ose traumave të mëparshme. Kjo proçedurë është pa dhimbje dhe jo e dëmshme për strukturën e dhëmbëve.