KURSE
KURS PËR ASISTENT POLTRONE NЁ STUDION DENTARE (A.S.O)
KATEGORIA: Socialo-Edukativ de Sanitarë
PREZANTIMI I KURSIT: 20 Tetor 2019 në orën 18:00
VENDI I ORGANIZIMIT: Rruga Righi n°20 Zona Ospedaletto Pisa
KOHËZGJATJA: 700 orë
FREKUENCA: 2 ose 3 leksione në javë
NUMRI MAKSIMAL I PJESMARRËSVE: 15
MBYLLJA E REGJISTRIMEVE: Me arritjen e kuotave maksimale të pjesmarrësve
PAGESAT: Të gjithë kurset CSF mund të paguhen me këste pa interes përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kursit
TITULLI: Kualifikime profesionale të njohura në nivel kombëtar dhe europian
ÇMIMI: € 1.900,00 (në 9 këste mujore)
Nëse regjistroheni para mesit të muajit tetor 2019 çmimi bëhet € 1.490,00 me pagesa prej € 149 në muaj
FIGURA PROFESIONALE QЁ FORMOHET

A.S.O është pjesë e strukturave mjekësore-dentare dhe publike. Është një person i ngarkuar me detyra që lidhen kryesisht me pritjen e klientit në kuadër të përgatitjes së punës në studion dentare.

Asistenti merret me trajtimin e duhur të mbetjeve dhe substancave të veçanta të krijuara gjatë punës së përditshme, ndihmon siç duhet dentistin në përgatitjen e mjeteve të punës, i kalon atij pajisjet, përbërjet dhe materialet përkatëse. Asistenti i poltronës vepron në studiot dentare në cilësinë e vartësit. Ai zotëron aftësitë bazë, tekniko-profesionale dhe ato transversale, të cilat i përfiton përgjatë këtij kursi formimi prej 700 orësh mësimore..

OBJEKTIVAT

Figura profesionale e asistentit të poltronës kërkon aftësi specifike të cilat duhen të zhvillohen dhe ushtrohen gjatë fazës së trajnimit. Përgjatë viteve figura është pasuruar, duke zgjeruar më tej detyrat e tij në ndihmë të punës së mjekut.

Për këtë nevojitet një person i formuar, i kompletuar dhe që përballon detyrat e tij me siguri dhe autonomi profesionale.

PROGRAMI DIDAKTIK
· Anatomia dhe fiziologjia e dhëmbit dhe zgavrës së gojës
· Farmakologjia e specializuar, mikrobiologjia dhe sëmundjet infektive
· Alergjitë dhe mbindjeshmëritë ndaj barnave
· Paradontologjia, pedodontia, ortodontia
· Anesteziologjia
· Ndihma dentare 1
· Ndihma dentare 2
· Higjena orale
· Menaxhimi i zonës operative
· Elementet BLS
· Elementet e drejtimit administrativ dhe organizimit të ndërmarrjeve
· Higjena dhe siguria në vendin e punës
· Marrëdhëniet juridike të profesionit, legjislacioni shëndetësor dhe privatësia në vendin e punës
· Elementet e etikës profesionale
· Cilësia e shërbimit ndaj pacientit
· Teknikat e komunikimit dhe marrëdhëniet njerëzore
· Elemente të psikologjisë së pacientit odontoiatrik
· Elemente të psikologjisë së ciklit të jetës
KËRKESAT

Diplomë e shkollës së mesme, ose një kualifikim alternativ në praktikën dentare, mjekësore, administrative.

ANËTARËSOHU!
close slider

    Il/La sottoscritto/a chiede di essere ammesso quale socio a DENTISTI SENZA FRONTIERE ONLUS, per lo svolgimento e il raggiungimento degli scopi primari della stessa, attenendosi allo statuto sociale ed alle deliberazioni degli organi sociali, nonché a pagare obbligatoriamente le quote sociali qualora previste.Dichiara di aver preso nota dello Statuto e dell’eventuale Regolamento e di accettarli integralmente e condivide le finalità istituzionali ed accettare lo scopo senza fine di lucro dell’associazione.Dichiara di aver ricevuto l’informativa sul trattamento dei dati personali ai sensi dell’art. 13 del DLGSn.196/2003 così come modificato dal GDPR, dandone consenso per il perseguimento degli scopi statutari.